Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spanja konfirmon rast të ri me hantavirus pas evakuimit të pasagjerëve

Lajme 13/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë konfirmuar një rast të ri me hantavirus mes pasagjerëve të evakuuar nga anija turistike MV Hondius, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaron se deri tani nuk ka shenja të një shpërthimi më të gjerë të virusit në Evropë.

Sipas OBSH-së, deri më 12 maj janë identifikuar 11 raste, nga të cilat 9 janë konfirmuar dhe tre persona kanë humbur jetën. Të gjitha rastet lidhen me pasagjerë të anijes turistike ku u zbulua virusi, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë bëri të ditur se pacienti i ri kishte simptoma të lehta si temperaturë dhe probleme të lehta respiratore, por gjendja e tij mbetet stabile. Ndërkohë, 13 pasagjerë të tjerë spanjollë kanë rezultuar negativë në testet për hantavirus.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez mbrojti mënyrën se si qeveria e tij menaxhoi situatën, duke e cilësuar operacionin e evakuimit si një sukses. Edhe drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, falënderoi Spanjën për reagimin dhe solidaritetin ndaj pasagjerëve dhe ekuipazhit.

Në Holandë, 12 punonjës të një spitali universitar janë vendosur në karantinë parandaluese pasi nuk u ndoq protokolli i duhur gjatë trajtimit të një pacienti me hantavirus. Spitali deklaroi se rreziku i infektimit mbetet i ulët, por masat u morën për siguri maksimale.

Anija MV Hondius është nisur drejt Holandës, ku pritet të dezinfektohet plotësisht pas mbërritjes në Rotterdam. Ekspertët theksojnë se, megjithëse nuk ekziston vaksinë apo trajtim specifik për hantavirusin, rreziku për publikun mbetet i ulët dhe situata nuk krahasohet me pandeminë COVID-19. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTesti i ri i gjakut mund të përshpejtojë diagnostikimin e Alzheimerit
Artikulli i rradhës Operacioni i gjurit mund të përkeqësojë osteoartritin

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.