Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Testi i ri i gjakut mund të përshpejtojë diagnostikimin e Alzheimerit

Jetë 13/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kompania farmaceutike zvicerane Roche ka marrë miratimin evropian për një test të ri gjaku që ndihmon në zbulimin dhe përjashtimin e sëmundjes së Alzheimerit. Ky test konsiderohet një alternativë më e thjeshtë dhe më pak invazive krahasuar me metodat aktuale të diagnostikimit, si skanimet e trurit apo analizat e lëngut spinal.

Testi i quajtur “Elecsys pTau217”, është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë Eli Lilly dhe ka marrë certifikimin CE, i cili konfirmon sigurinë dhe efektivitetin e tij për përdorim në Bashkimin Evropian, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Sipas Roche, ky është testi i parë i gjakut që mund të sinjalizojë dhe njëkohësisht të ndihmojë në përjashtimin e Alzheimerit në fazat e hershme.

Ekspertët thonë se diagnoza e hershme është shumë e rëndësishme për trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjes.

Aktualisht, shumë pacientë kalojnë një proces të gjatë dhe të kushtueshëm deri në marrjen e një diagnoze të saktë.

Përdorimi i një testi të thjeshtë gjaku mund të lehtësojë punën e mjekëve dhe të ndihmojë pacientët të marrin trajtim më shpejt.

Testi funksionon duke matur nivelin e proteinës pTau217 në gjak.

Nivelet e larta të kësaj proteine lidhen me praninë e pllakave amiloide në tru, të cilat janë karakteristike për Alzheimerin. Nëse rezultati është negativ, mund të shmangen ekzaminime të tjera më të ndërlikuara dhe invazive.

Alzheimeri është forma më e zakonshme e demencës dhe përbën 60 deri në 80% të rasteve.

Numri i personave me demencë në Evropë pritet të rritet ndjeshëm në dekadat e ardhshme, duke e bërë diagnostikimin e hershëm edhe më të rëndësishëm për sistemet shëndetësore dhe familjet e prekura.

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPasojat afatgjata të hantavirusit shqetësojnë ekspertët
Artikulli i rradhës Spanja konfirmon rast të ri me hantavirus pas evakuimit të pasagjerëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.