Gjatë ditës së djeshme, Spanja ka miratuar dozën e tretë përforcuese të vaksinës kundër Covid për personat me sistem imunitar të komprometuar.
Sipas Komisionit të Shëndetit Publik, kjo dozë e tretë e vaksinës, në disa raste, duhet të administrohet 28 ditë pas marrjes së dozës së dytë shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Mes tjerash, doza e tretë përforucese duhet të jetë e llojit të njejtë, sikurse edhe dozat e mëparshme.
Autoritetet kanë njoftuar se ende nuk ka të dhëna në dispozicion për të rekomanduar administrimin e injeksioneve përforcuese për popullatën e përgjithshme.
Në anën tjetër, Agjencia Evropiane e Barnave ka bërë të ditur se një dozë përforcuese e vaksinës Covid është në vlerësim dhe mund të administrohet gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë./GazetaShneta/