Studimet kanë bërë të ditur se stresi i përjetuar gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit. Si i tillë, studiuesit nga Universiteti Shtëror i Washington-it kërkuan që të kuptojnë sesi pandemia Covid ka sjellur ndikim te gratë shtatzëna, edhe pas lindjes.
Studimi i fundit i publikuar në BMC Pregnancy and Childbirth, ka zbuluar më shumë mbi stresin pandemik te gratë shtatzëna shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Në këtë studim morën pjesë 125 gra shtatzëna dhe 37 nëna.
Nga rezultatet, gratë shtatzëna, përpos që përballeshin me stresin e pandemisë, ato ishin të ndikuara edhe nga faktorët si:
-Mungesa e qasjes në ushqime të shëndetëshme për shkak të gjendjes financiare;
-Mungesa e qasjes në burime esenciale për foshnjen;
-Frika se foshnja e tyre infektohet me Covid;
-Frika se ajo apo partneri infektohet me Covid;
-Ndihen të papërgaditura për lindje;
-Mungojnë në takimet e rëndësishme para lindjes;
-Vështirësi në marrjen e kujdesit shëndetësor;
-Mungesa e mbështetjes sociale gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes;
Barbosa-Leiker, autore e studimit, mes tjerash, ka zbuluar se përveç kësaj, pjesëmarrëset ishin të shqetësuar edhe për vizitat familjare gjatë kohës së pandemisë.
Mekanizmat e përballimit
Një ndër qëllimet e këtij studimi ishte edhe zgjedhja e një prej strategjive të përballimit të stresit. Gjetjet kryesore treguan se gratë pas lindjes kishin më shumë gjasa të përdorin strategji përballimi se gratë shtatzëna.
Poashtu, studimi bëri të ditur se gratë më të ardhura më të mira kishin më shumë gjasa të përdorin mekanizma përballues sesa gratë me të ardhura më të ulëta./GazetaShneta/