Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spanjë: Konfirmohen 111 raste të një forme të rrallë kanceri të lidhura me implantet e gjirit

Lajme 04/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë konfirmuar 111 raste të limfomës anaplastike me qeliza të mëdha të lidhur me implantet e gjirit (BIA-ALCL), një formë e rrallë e kancerit që është raportuar te gratë me implante mamare.

Sipas Agjencisë Spanjolle për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore (AEMPS), deri në vitin 2025 janë regjistruar gjithsej 146 raste të dyshuara, prej të cilave 111 janë konfirmuar pas vlerësimeve mjekësore, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Ky lloj kanceri nuk zhvillohet në indin e gjirit, por në qelizat e sistemit imunitar që mund të formohen në kapsulën e indit që rrethon implantin.

Raporti tregon se numri më i madh i rasteve është regjistruar në Madrid, i ndjekur nga Andaluzia, Katalonja dhe Valencia.

Ekspertët theksojnë se bëhet fjalë për një sëmundje shumë të rrallë dhe se rreziku mbetet i ulët krahasuar me numrin e madh të grave që kanë implante gjiri. Megjithatë, autoritetet shëndetësore vazhdojnë monitorimin dhe mbikëqyrjen e rasteve për të mundësuar diagnostikim sa më të hershëm.

Sipas studiuesve, shkaku i saktë i zhvillimit të kësaj sëmundjeje ende nuk është përcaktuar. Ndër faktorët që po hetohen janë lloji i implantit, predispozitat gjenetike, proceset inflamatore dhe faktorë të tjerë të mundshëm që lidhen me implantet.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se deri më tani nuk është vërtetuar një lidhje shkak-pasojë përfundimtare dhe kërkimet shkencore mbi këtë sëmundje vazhdojnë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak195 pacientë të shtrirë aktualisht në Spitalin e Pejës
Artikulli i rradhës HANDIKOS thirrje personave paraplegjik dhe tetraplegjik për të marr pajisjet ndihmëse

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.