Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Specialisti i psikiatrisë, Shaban Mecinaj, tregon çfarë janë ëndrrat

Lajme 28/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Specialisti i psikiatrisë, Shaban Mecinaj ka treguar disa nga interpretimet e ëndrrave.

Ai thotë se ëndrrat janë përzierje e instikteve tona biologjike dhe përvojës sonë personale.

Postimi i plotë i psikiatrit:

ËNDRRAT – DISA INTERPRETIME TË TYRE

Dr. Shaban A. Mecinaj

Psikiatër

Pothuajse një të tretën e jetës e kalojmë duke fjetur dhe gjatë asaj kohe shpesh ëndërrojmë. Ndërkohë që ekzistojnë shumë teori për të shpjeguar pse ëndërrojmë, askush ende nuk e kupton plotësisht qëllimin e tyre apo se çfarë saktësisht nënkuptojnë ëndrrat. Ëndrrat tona janë një përzierje e instinkteve tona biologjike, trashëgimisë kulturore dhe përvojës sonë personale. Ndërsa ëndërrojmë, mendjet tona krijojnë botë të tëra, dhe histori  të ndërtuara nga përbërës të ndryshëm. Ndonjëherë qëllimi i këtyre tregimeve është që të ripërjetojmë  ngjarjet e kaluara, ose një apel i subkoshiencës sonë për të zgjidhur ndonjë problem me të cilin duhet të përballemi. Tregimet që na vijnë në ëndrrat tona janë shpesh shumë të ndërlikuara dhe është pothuajse e pamundur të kuptohet menjëherë kuptimi i tyre, prandaj interpretimi i ëndrrave nuk është një detyrë kaq e thjeshtë.

Ëndrrat mund të ndryshojnë papritur përmbajtjen dhe kontekstin e tyre, mund të përmbajnë elemente të çuditshme ose të na frikësojnë dhe të na mërzisin me të gjitha llojet e skenave. Fakti që ëndrrat janë kaq të pasura dhe të shfrenuara është pikërisht ajo që na shtyn të besojmë se ato patjetër duhet të kenë njëfarë kuptimi si të tilla.

Deri në 95% e të gjitha ëndrrave harrohen shpejt pas zgjimit. Sipas një teorie se përse ëndrrat janë kaq të vështira për t’u mbajtur mend, spiegimi është se ndryshimet në tru që ndodhin gjatë gjumit nuk mbështesin përpunimin e informacionit dhe ruajtjen e nevojshme për formimin e kujtesës. Një studim i vitit 2016  zbuloi se harresa e ëndrrave mund të jetë edhe për shkak të ndryshimeve në nivelet e disa neurotransmiterëve, veçanërisht acetylcholinës dhe norepinephrinës.

Ka disa faktorë që mund të ndikojnë në përmbajtjen emocionale të ëndrrave, sikur; ngarkesat psiqike, stresi dhe përdorimi i disa medikamenteve. Emocioni më i zakonshëm që përjetohet në ëndrra është ankthi dhe emocionet negative, që në përgjithësi janë shumë më të zakonshme se ato pozitive. Një studim zbuloi se stimujt e jashtëm, duke përfshirë aromat e mira dhe të këqija, poashtu mund të kenë ndikim në përmbajtjen e ëndrrave.

Studiuesit kanë gjetur disa dallime midis burrave dhe grave kur bëhet fjalë për përmbajtjen e ëndrrave të tyre. Në disa studime, burrat raportuan se ëndërronin për armët në mënyrë të konsiderueshme më shpesh se gratë, ndërsa gratë ëndërronin rreth preferencave për veshje më shpesh se burrat. Një studim tjetër tregoi se ëndrrat e meshkujve priren të kenë përmbajtje më agresive dhe aktivitet fizik, ndërsa ëndrrat e grave përmbajnë më shumë refuzim dhe përjashtim, si dhe më shumë biseda sesa aktivitet fizik. Disa studiues besojnë se ëndrrat kanë kuptim simbolik, ndërsa të tjerë besojnë se ëndrrat janë të lidhura me jetën e zgjimit.

Edhe pse ka shumë teori që shpjegojnë ëndrrat, asnjëra nuk ka qenë ende në gjendje të kuptojë çështjen e qëllimit të tyre, edhe pse shumë luftojnë për të shpjeguar domethënien e tyre. Në fakt, disa nga studiuesit e shquar të zonës së ëndrrave si; William Domhoff besojnë se ëndrrat në fakt nuk i shërbejnë ndonjë qëllimi. Në studime të gjëra mbi përmbajtjen e ëndrrave, Domhoff zbuloi se ëndrrat pasqyrojnë mendimet dhe shqetësimet që kemi gjatë gjendjës  zgjuar. Ndërsa sipas Hullit, qëllimi përfundimtar i interpretimit të ëndrrave nuk është kuptimi i tyre, por kuptimi i vetë ëndërrimtarit.

Sipas teorisë së Frojdit, ëndrrat janë rruga drejt së pavetëdijshmes.  Kështu që ai besonte se përmbajtja e dukshme e një ëndrre apo ajo që ndodh në ëndërr shërben për të fshehur përmbajtjen latente (të fsheht) të gjumit, d.m.th. dëshirat e pavetëdijshme të ëndërruesve. Nga Frojdi deri tani, janë zhvilluar disa sisteme interpretimi dhe kategorizimi të ëndrrave. Por, ajo që është një fakt i pamohueshëm është se ëndrrat janë janë pjesë e jetës sonë dhe diçka për t’iu kushtuar vëmendje.

Në vazhdim keni  disa interpretime të ëndrrave, më të zakonshme për të gjithë njerëzit;

– Të jesh i ndjekur në ëndërr – Një skenar i zakonshëm për shumë ëndërrimtarë. Është e mundur që në gjumin tuaj të jeni të ndjekur nga kafshët, përbindëshat, njerëzit, etj.  Ky është makthi më i zakonshëm. Domethënia e kësaj ëndrre është pikërisht frika që ndjeni se dikush po ju ndjek. Ndoshta ju jeni të përndjekur nga dikush në punë, në jetë, ose ndoshta nga emocionet e forta tuaja.

– Vdekjen e vetës suaj  ose një nga të dashurit tuaj – Gjithashtu është një ëndërr shumë e zakonshme. Zakonisht ndodh kur njerëzit janë të lënduar emocionalisht, të copëtuar. Poashtu  edhe nga frika se mos humbëni njerëzit e dashur ose disa tipare të tyre që mund t’i kenë pasur!

– Ëndrra e makinës, problemi i makinës, etj. – Kjo ëndërr është më e përhapura midis të gjitha grupmoshave. Madje këtë ëndërr e shohin edhe shumë nga ata që nuk ngasin fare makinë. Kjo është një shenjë e zakonshme se diçka në jetë është e gabuar, se ju mund të keni humbur kontrollin e jetës suaj ose ndoshta ju nuk e dini se ku do të shkoni më pas, në cilën rrugë!

– Ëndrra se po rrëzoheni – Ndodh në fazat e jetës kur ndihemi të pasigurt, dhe pa mbështetje.

– Ëndrra se keni  dështuar në provim ose keni marrë një notë të keqe – Edhe shumë vite pas përfundimit të shkollës, kjo ëndërr mund të ju ndjekë. Gjithmonë lidhet me ndjenjën e pasigurisë ose të papërgatitjes, dhe me ndjenjën se po bëni diçka të gabuar në jetë./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakDy të vdekur e mbi 1 mijë e 600 raste pozitive me COVID-19 regjistrohen në Kosovë
Artikulli i rradhës Haxhi Avdyli: Nëse duhet të shkarkohet dikush atëherë të shkarkohet Bordi dhe Valboni

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.