Dr. Fotios Filippos Karantonis mjeku specialist ne Kirurgjinë Plastike dhe Rikonstruktive, do të jetë në Spitalin Amerikan Kosovë në datën 15 prill.
Departamenti i Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive ne Spitalin Amerikan ofron shërbim elitar, teknologji & teknika bashkëkohore në fushën e kirurgjisë plastike duke synuar më së shumti në cilësinë, sigurinë dhe ofrimin e shërbimeve të personalizuara konform standarteve ndërkombëtare, gjithçka për të qenë në lartësinë e kërkesave të çdo pacienti.
Në këtë Departament, krahas procedurave apo trajtimeve që kryhen thjesht apo kryesisht për arsye estetike/kozmetike, gjejnë zgjidhje edhe ato raste (pacientë) të cilët kanë nevojë për kirurgji rikonstruktive, pra që kryhet kryesisht për arsye mjekësore, të tilla si:
Rikonstruksion i gjirit pas mastektomisë (paciente me kancer gjiri), i qafës apo fytyrës në rast prekje nga kanceri, rikonstruktim në rast djegie, kirurgji e hemangiomave etj. Ndërhyrjet ofrohen nga mjeku kirurgë plastikë grekë Dr. Fotios Filippos Karantonis me eksperiencë të gjatë në këtë fushë.
Llojet e Kirurgjive që ofrohen:
Kirurgjia Rikonstruktive; Kirurgjia Plastike; Kirurgjia Rikonstruktive; Rikonstruksion i gjirit pas mastektomisë
Rikonstruksion i fytyrës dhe qafës pas kirurgjisë së kancerit; Kirurgji e rënies së kapakut të syrit; Kirurgji e kancerit në kapakun e syrit
Korigjim i Ektropion/Entropion; Kirurgji e hemangiomave; Revizionim i cikatriceve
Kirurgjia Plastike
Zmadhim/Zvogëlim/Ngritje e Gjoksit; Rhinoplastikë (rimodelim i hundës); Otoplastikë (rimodelim i veshëve)
Blefaroplastikë (plastikë e kapakëve të syrit); Lifting(tërheqje) e fytyrës; Rimodelim i mjekrës apo zonës së faqeve
Rimodelim i faqeve; Rimodelim i vitheve; Liposuksion (heqja e dhjamit)
Lipofilling (injektim i dhjamit të tepërt në zonat e dëshiruara për rimodelim
Gjinekomastia (kirurgji për meshkujt)
Lifting i krahëve; Lifting për zonën e kofshëve; Labioplastikë/Rimodelim i zonës gjenitale te femrat.
Rezervoni terminin tuaj ne Spitalin Amerikan ne Prishtine. Për termine kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
#spitaliamerikan #perqafojejeten