Më shumë dëshmi vijnë këtë javë se shtatzënia mund të jetë ngjitëse midis mikeshave dhe bashkëpunëtoreve. Në një shkollë fillore në Kansas pothuajse gjysma e mësuesve janë shtatzanë ose kanë sapo kanë lindur foshnje.
Pasi shkolla kishte postuar një fotografi të 7 nënave në pritje në Facebook, fotografia shpejt u bë virale.
Menjëherë agjencitë e lajmeve kanë marrë historinë e “bumit” të foshnjave në shkollën “Oak Street Elementary”.
Fatmirësisht, datat e lindjeve janë të ndryshme, kështu që nuk do të jenë pushim të gjitha mësueset në të njëjtën kohë.
Drejtorja e shkollës në fjalë tha se ishte emocionuar shumë për këto lajme, por pasi mësoi për 3 të parat e me radhë deri tek mësuesja e shtatë ishte e befasur, gati e shokuar.
“Nuk isha në gjendje t’i përgëzoja për lajmin, aq shumë u befasova. Fjalët e para që më erdhën ishin: Mos po talleni me mua?”
Milleri ka punuar në Oak Street për dy dekada dhe thotë “Nuk kam pasur kurrë në jetën time kaq shumë gra shtatzëna në ndërtesë”. /pernenat