Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Specialisti i Shëndetësisë Publike Dr. Faik Hoti: Qytetarët të kenë durim, jemi në fazën e hershme

Lajme 30/03/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Specialisti i Shëndetësisë Publike dhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Dr. Faik Hoti, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim dhe të mos dalin pa nevojë nga shtëpia pasi ende jemi në fazën e hershme të zhvillimit të koronavirusit

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë sot se nuk nevojë për panik, por qytetarët e vendit duhet të vazhdojnë të kenë durim dhe t’i respektojnë rekomandimet e Institutit kombëtar të shëndetësisë publike në mënyrë që situata me epideminë COVID-19 të vazhdojë të jetë nën kontroll.

Hoti theksoi se gjurmimi i rasteve të reja nga kontaktet ka zgjerua mundësinë për t’i evituar rastet e reja dhe si ka ndihmuar institucionet për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

“Aq kohë sa nuk kemi raste komunitare dhe janë në dijeni rastet mund të themi se situata është nën kontroll. Edhe disiplina qytetare duhet të rritet sepse po ka lëvizje të panevojshme”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, derisa dihen rastet dhe aplikohet masa e vet-izolimit rreziku është më i vogël, ndërsa sipas tij rrezik paraqet kur rastet fillojnë të mos dihen dhe nuk zbatohen rekomandimet e IKSHP-së.

Hoti në emisionin Zyra e ankesave në RTV Dukagjinin tha se masat e deritanishme kanë dhënë efekt të mirë, por sipas tij, duhet të vazhdohet të kenë kujdes të madh pasi sipas tij, asnjë shtet nuk ia qëlluar prognozës.

“…Ende jemi në skenarin e butë, deri tash jemi brenda parashikimeve… Nëse shkojmë me këtë trend mund të jemi një prej vendeve që jemi përballë me sukses, por jemi në fazat e hershme dhe duhet shumë durim e disiplinë në zbatimin e secilës masë”, tha ai.

Sipas tij, pavarësisht si ka shkuar deri tani, nëse veç disa ditë nuk i përmbahemi udhëzimeve dhe rekomandimeve, nuk ka kujdes maksimal dhe vetëm një hallkë shëndetësore nuk funksion atëherë çdo gjë mund të vihet në rrezik.

Ai njoftoi se në Institutin kombëtar të shëndetësisë publike janë 13 epidemiolog, por sipas tij, në rastet e tilla emergjente mund të ketë shërbime edhe nga resurset e klinikat tjera.

Duke folur për raste në Prishtinë, Hoti tha se janë 15 dhe të izoluara. Ndryshe, zëdhënësi i MSH-së bëri thirrje qytetarëve të mos lëvizin pa nevojë dhe në kohën kur lejohet lëvizja, të dalin vetëm nëse e kanë të domosdoshme.

Ai tha se qytetarët duhet të kenë durim dhe t’i zbatojnë rekomandimet e IKSHP-së në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë nën kontroll.

Artikulli paraprakRamadani alarmon se do të rritet numri me koronavirus: Po mbahen syneti e dasma
Artikulli i rradhës Pesë pacientë me koroanvirus në gjendje të rënduar në Klinikën Infektive

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.