Sperma është një lëng seminal i prodhuar në organet seksuale mashkullore dhe ndihmon në fekondim. Shumë njerëz e kuptojnë se sperma përmban vetëm spermatozoid dhe detyra e saj është vetëm të ndihmojë në riprodhim, por ka shumë gjëra interesante që lidhen me të që askush nuk i di.
Thuhet se sperma dhe spermatozoidi mund të jetojnë për disa ditë, por kjo nuk është e vërtetë. Sipas mjekëve rreth 500 milion spermatozoide lëshohen në kohën e derdhjes por shumë prej atyre vdesin brenda një ore, transmeton Gazeta Shneta.
Sperma gjithashtu është konsideruar e dobishme në rritjen e pjellorisë. Sipas hulumtimeve të bëra disa vjet më parë, sperma përmban proteinë e cila dërgon sinjale hormonale në trurin e grave. Për shkak të këtij sinjali, vezoret bëhen aktive dhe lëshojnë vezë prej tyre.
Sperma është gjithashtu e mirë për lëkurën. Sipas Medical Daily, sperma përmban sperminë e cila është një anti-oksidues. Besohet se largon rrudhat dhe linjat e imëta nga lëkura.
Një hulumtim i vitit 2012, tregon se sperma ndihmon në lehtësimin e stresit për shkak të përbërësve të tij që përmirëson humorin si estrogjeni dhe oksitocina si dhe kundër depresionit si prolaktina./GazetaShneta/