Një pacient që ishte kontrolluar dje në Spitalin Amerikan në Prishtinë, më pas ishte transferuar në Emergjencën e QKUK-së dhe i njëjti rezultoi pozitiv me koronavirus.
Pas konfirmimit të rastit, menaxhmenti i këtij spitali ka njoftuar se janë marr të gjitha masat e nevojshme përkundër se stafi mjekësor kanë qenë të veshur me mjetet mbrojtëse sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Spitali Amerikan poashtu ka njoftuar se sot janë mbyllur dhe janë dezinfektuar të gjitha pavijonet ku ka frekuentuar pacienti me Covid-19, ndërkaq stafi mjekësor që e kanë trajtuar pacientin janë vetizoluar dhe do të qëndrojnë në shtëpi deri në 14 ditë.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm që nuk ka për të qënë një përballje e lehtë, kundrejt një situate që na kërcënon të gjithëve. Me vullnet dhe pa u lodhur, duke vënë në rradhë të parë shëndetin tuaj si qëllimin tonë parësor, ne do ja dalim. Spitali Amerikan është një familje e madhe, ku të gjithë jemi pjesë e saj”, thuhet në njoftimin e drejtorit të SA-së Igli Larashi. /Gazeta Shneta/