Në kuader te situates se krijuar nga rreziku i COVID-19, duke zbatuar udhëzimet e OBSH dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikes së Kosovës, Spitali Amerikan Kosovë ka ngritur grupin e punës për të parandaluar dhe ruajtur çdo pacient i cili ndodhet i hospitalizuar në këtë institucion si edhe stafin punonjës të këtij institucioni.
I gjithe stafi punonjës dhe të gjithë qytetaret që paraqiten, kontrollohen në hyrje të ketij instucioni për shenja të dukshme të bartjes se virusit si edhe pyeten nëse janë kthyer nga ndonjë udhetim apo kanë ndonjë simptomë si temperaturë, ethe, kollitje apo dhimbje muskujsh.
Parandalimi i çdo rreziku për kontaminim, garanton shëndetin e të gjithëve.