Spitali i Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të shfrytëzohet për situatën me pandeminë Covid-19.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj gjatë një deklarimi për media pas pranimit të donacionit të 6 mijë testeve nga ambasadori i Gjermanisë, shkruan Gazeta Shneta.
Zemaj ka thënë se kanë kërkuar të dijnë kapacitetet në spitalet publike dhe private dhe ka kontaktuar edhe me ministrin e Mbrojtjes për të parë mundësinë e shfrytëzimit të spitalit të FSK-së-
“Profesionistët shëndetësor do të takohen dhe do të shohin spitalin e FSK-së dhe nëse do të kemi nevojë ta shfrytëzojmë pasi është spitali i ri dhe i pajisur mirë”, ka deklaruar Zemaj.
Për testet në laboratorët private Zemaj ka deklaruar se nuk do të lejohen pa bazë ligjore në mënyrë që të ketë një mbikëqyrje më të mirë dhe kualitet dhe siguri të testeve.