Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Gjakovës anëtarësohet në rrjetin e spitaleve promovuese të shëndetit

Lajme 09/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një hap të rëndësishëm drejt shëndetit dhe mirëqenies së komunitetit, Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës është anëtarësuar në Rrjetin e Spitaleve Promovuese të Shëndetit (HPH). Pas Spitalit të Pejës, Gjakova bëhet pjesë e komunitetit global të spitaleve që promovojnë shëndetin.

Në një ceremoni të veçantë, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit Ndërkombëtar të HPH-së, Prof. Dr. Oliver Gröne, ndau certifikatën për Spitalin e Gjakovës. Drejtori, Dr. Hilmi Shala, pranoi certifikatën, një pasqyrë e përkushtimit dhe angazhimit të ekipit të spitalit drejt standardave të larta të shërbimit shëndetësor, përcjell Gazeta Shneta.

Spitalet promovuese të shëndetit janë modeli i ardhshëm i kujdesit shëndetësor, duke përparuar përtej trajtimit të sëmundjeve në përpjekje për të përmbushur nevojat e pacientëve në mënyrë të plotë. Procesi i anëtarësimit të Spitalit të Gjakovës në HPH u mbështet nga projekti i Shërbimeve Shëndetësore të Integruara (IHS), nën patronatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë.

Ky bashkërendim ndërkombëtar shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit dhe kujdesit shëndetësor në Gjakovë dhe përtej saj, duke e bërë spitalin një lider në kujdesin shëndetësor./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakUP në ditën e Gruas ndan mirënjohje për Prof. Dr. Zana Baruti-Gafurrin nga Fakulteti i Mjekësisë
Artikulli i rradhës Klinika e Gjinekologjisë me investim rreth 2.5 milion euro: Secila dhomë do të ketë dy shtretër dhe një banjo

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.