Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Gjakovës i zëvendëson kujdestaritë e ditëve të punës me thirrje të cilat paguhen më shumë

Lajme 07/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Menaxhmenti i Spitalit të Gjakovës i ka zëvendësuar kujdestaritë me thirrje gjatë ditëve të punës. Drejtori i Spitalit Jeton Zarari është arsyetuar me kursim të buxhetit, por në fakt orët e punës jashtë orarit paguhen më shumë sesa orët e punës në kujdestari.

Në Spitalin e Gjakovës që nga muaji maj nuk po mbahen kujdestari gjatë ditëve të punës, por vetëm gjatë vikendeve. Kështu ka vendosur menaxhmenti i këtij spitali, shkruan Gazeta Shneta.

Drejtori i Spitalit Jeton Zarari, ka thënë për Gazetën se puna jashtë orarit për mjekët është organizuar me siç i quan ai “kujdestari”. Në fakt mjekët nuk kujdestarojnë por janë në gatishmëri ose thirrje nëse paraqitet ndonjë rast në spital.

“Per cdo ardhje te stafit, pas orarit te punes, paguhen sipas QRK nr.07/2023, per aq kohe sa ka sherbyer ( qofte ne salle te operacionit, qofte per dergim te pacienteve per QKUK, apo edhe per raste tjera)”, ka thënë Zarari.

Ai është arsyetuar se me këtë ndryshim po kursehet buxheti i paraparë për kujdestari.

“Duke u nisur nga fakti se, buxheti i destinuar per kujdestari eshte I limituar ne 1% te buxhetit total vjetor per paga , Ne kemi caktuar grupin kirurgjik te kujdestarojne vetem per vikende, ashtu qe te minimizojme shpenzimet buxhetore. Mirepo, kur ka raste per Salle (intervenime kirurgjike) pas orarit te punes, atehere shenohet koha e sakte kur vie stafi operativ dhe poashtu shenohet edhe koha e daljes; ne menyre qe te mblidhen oret e punes jashte orarit te punes ; dhe ne fund te muajit te dorezohen ne Zyren e financave”, ka deklaruar Zarari në përgjigjen e tij.

Por në fakt orët e punës në kujdestari gjatë ditëve të punës paguhen më pak sesa orët e punës jashtë orarit.

Sipas Nenit 36 të Ligjit të Pagave, orët për kujdestari paguhen me 20 për qind, ndërsa orët e punës jashtë orarit paguhen me 30 për qind. Ndërkaq orët e punës gjatë fundjavës paguhen me 50 për qind.

Zarari ka thënë se mjekët në repartet e kirurgjisë po punojnë sipas orarit që iu përshtatet atyre.

“Grupi kirurgjik, kane vazhduar ta mbajne vetem orarin e vjeter, ashtu si ju ka pershtatur atyre qe sa vite, porse pagesa ju behet ne baze te ardhjeve te evidentuara. ( paguhen ne thirrje, sipas qarkores se Re admin.te lartepermendur)”, ka thënë ai.

Zarari nuk ka dhënë sqarime pse janë vendosur thirrje për katër reparte në të cilat më herët nuk janë mbajtur kujdestari, dhe pse kujdestaritë në vikende nuk janë hequr meqë është thirrur në kursimin e buxhetit. Ai po ashtu nuk ka paraqitur as dokumente sesa është kursyer buxheti me këtë ndryshim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInxhinieri biomjekësor: Brenda 5 viteve do lindë fëmija i parë nga mitra artificiale
Artikulli i rradhës 5 përfitimet kryesore të sportit në shëndetin tonë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.