Spitali i Pejës ka njoftuar se e ka shpërblyer kompaninë “Medbrand” për servisimin e rezonancës magnetike e cila dyshohet se u prish qëllimshëm.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës sot e ka publikuar Njoftimin për vendimin e tenderit për servisimin e rezonancës magnetike e cila u prish më 30 mars, shkruan Gazeta Shneta.
“Spitali i Përgjithshëm Pejë shpërblen me kontratë ‘Medbrand’ SHPK në vlerë totale 169,999,92 Eur”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga zyrtari i prokurimit Veton Jahmurataj.
Rezonanca magnetike në këtë spital u prish në ditën e festës së bajramit më 30 mars 2025, ndonëse ishte festë zyrtare dhe nuk punohej. Për këtë prishje tashmë kanë nisur hetime edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Në momentin kur u prish pajisja nuk kishte garancion dhe as kontratë për mirëmbajtje. /Gazeta Shneta/




