Spitali i Pejës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 19 operime.
Sipas këtij institucioni, janë realizuar 446 vizita specialistike, ndërsa 44 pacientë janë pranuar për trajtim. Aktualisht, në spital janë të shtrirë 189 pacientë.
Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 3 lindje, ku kanë lindur 4 foshnja të gjinisë femërore, përfshirë një rast me binjakë.
Po ashtu, 254 pacientë kanë kryer 3,644 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar 35 seanca të dializës.
Në kuadër të shërbimeve diagnostike janë kryer 146 incizime me rëntgen, 40 ekzaminime me ultrazë dhe 25 rezonanca magnetike (MRI).
Gjithashtu, janë realizuar 7 teste ergometrike, 18 ekzaminime me ehokardiografi, 6 gastroskopi dhe 45 shërbime fiziatrike.




