Spitali i përgjithshëm i Pejës dhe Spitali i përgjithshëm i Vushtrrisë, nuk kanë në trajtim asnjë pacientë me COVID-19.
Rënie të ndjeshme të rasteve ka edhe në spitalet e tjera, por edhe në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Bazuar në raportin e datës 8 tetor 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 106 pacientë, prej tyre 73 me oksigjeno-terapi dhe 6 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore. /Gazeta Shneta/