Gjatë 24 orëve të fundit, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka kryer afro 4 mijë analiza laboratorike për 345 pacientë.
Sipas të dhënave të spitalit, gjithashtu janë realizuar 500 vizita specialistike, 9 operacione, 40 dializa dhe 5 lindje (3 djem dhe 2 vajza), shkruan Gazeta Shneta.
Aktualisht, 184 pacientë janë të shtrirë, ndërsa spitali vazhdon ofrimin e shërbimeve imazherike dhe diagnostike si rëntgen, ultrazëra, CT dhe MRI./Gazeta Shneta/



