Nën moton “Qasja në Shërbime – Shëndeti Mendor në Katastrofa dhe Emergjenca”, sot më 10 tetor shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit mendor dhe përmirësimin e qasjes në shërbime për personat që përballen me çrregullime mendore.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shëndeti mendor është pjesë thelbësore e mirëqenies së përgjithshme të njeriut dhe kujdesi për të duhet të trajtohet me të njëjtën rëndësi si kujdesi për shëndetin fizik, shkruan Gazeta Shneta.
Në njoftim thuhet se ruajtja e shëndetit mendor mund të mbështetet përmes veprimeve të përditshme si: të folurit hapur për ndjenjat, kërkimi i ndihmës profesionale në rast nevoje dhe mbajtja e lidhjeve sociale.
Ministria ka bërë thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes dhe mirëkuptim ndaj shëndetit mendor, duke kontribuar në krijimin e një shoqërie më të hapur dhe mbështetëse për të gjithë./Gazeta Shneta/




