Spitali i Përgjithshëm në Pejë, në kohën e fundit, ka rikthyer operacionet e komplikuara ortopedike, duke shënuar suksese të shumta.
Një operacion i tillë është bërë në një pacient 59-vjeçar, ku është intervenuar në rregullimin e shputës së këmbës që ka lindur me probleme të shputës. Në fotoja e pas ndërhyrjes, shihet përmirësimi i ndjeshëm i gjendjes së pacientit, përcjell Gazeta Shneta.

Diagnoza për këtë rast ishte Pes Cavus bill. Procedurat operative të kryera përfshijnë lirimin medial të fascies pllantare, transferimin e tetives tibialis posterior dhe peroneus brevis, osteotominë korrective të kockës pare metatarsale, artrodezën e nyjes interfalangeale dhe traspozicionin e tendinës extenzore.
Ky operacion i suksesshëm është realizuar nga Dr. Shkumbin Berisha, ortoped, nën asistencën e Dr. Bujar Gashit, ortoped, dhe Dr. Halit Gashi, anesteziolog, si dhe Albana Nurqaj, instrumentare. Këto suksese tregojnë nivelin e lartë të ekspertizës dhe përkushtimit të stafit mjekësor në Spitalin e Pejës në trajtimin e rasteve të ndërlikuara ortopedike./Gazeta Shneta/




