Ditën e mërkurë, Spitali i Përgjithshëm i Pejës njoftoi se në një prej dhomave të spitalit ka rënë zjarr. Duke u bazuar në hetime dhe kamerat e sigurisë, u zbulua se zjarri u vu qëllimshëm nga një person i maskuar, jo nga ndonjë defekt elektrik siç dyshohej fillimisht.
Sipas njoftimit të fundit nga spitali i Pejës, ky sulm u bë i qëllimshëm ndaj institucionit shtetëror, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe tronditje të thellë për stafin dhe pacientët, përcjell Gazeta Shneta.
Në njoftimin fillestar, Spitali bëri të ditur se bëhet fjalë për dëmtim të disa pajisjeve të teknologjisë informative, teksa dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik.
Në mengjesin e hershem të mërkures, rreth orës 02:20 pas mesnate, një person, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, ka hyrë me forcë në dhomën ku janë pajisjet e Teknologjisë Informative dhe i ka vënë flakën kësaj dhome. Qysh në orët e para pas sulmit, pas verifikimit të incizimeve në kamerat e sigurisë, e kemi kuptuar që ishte një sulm kriminal, i qëllimshëm ndaj institucionit tonë shtetëror, por pas konsultimeve me hetuesinë, nuk e kemi publikuar menjëherë këtë informacion për të mos penguar hetimet, pasi kemi qenë të sinkronizuar në tërësi me organet e rendit- thuhet në njoftimin e spitalit.
Në ambientet ku ndodhi sulmi gjendet edhe arkiva e spitalit me plot dokumente nga themelimi i tij, si dhe shumica e shtretërve të spitalit. Spitali theksoi se lokalizimi i zjarrit shpejt ishte thelbësor për të shmangur një tragjedi më të madhe.
Spitali i Pejës është një institucion shëndetësor i rëndësishëm për katër komuna të rajonit të Pejës, dhe përkundër sulmit të tmerrshëm, stafi është i përkushtuar për të siguruar që spitali të vazhdojë të funksionojë në mënyrë të sigurt dhe efektive për pacientët.
Autoritetet lokale dhe hetimore janë në punë intensive për të hetuar këtë akt kriminal dhe për të siguruar që autorët të përballen me drejtësinë për veprën e tyre monstruoz. Spitali falënderoi autoritetet për angazhimin dhe profesionalizmin e tyre në hetimin e këtij ngjarjeje të rëndë.
Njoftimi i plotë:




