Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është pranuar në emergjencë një paciente e plagosur me armë zjarri, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas pranimit ekipet kujdestare të mbështetura edhe nga ekipet në gatishmëri, kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme mjekësore dhe reanimuese, duke bërë përpjekje maksimale për t’ia shpëtuar jetën.
Megjithatë, pavarësisht angazhimit intensiv dhe profesional të stafit shëndetësor, pacientja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Njoftimi i plotë:




