Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Pejës reagon për rastin e vdekjes së foshnjës

Pa kategori 09/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Pejës ka dalë me një komunikatë për media për rastin e vdekjes së një foshnje, që sipas prindit vdekja ka ndodhur për shkak të neglizhencës së stafit mjekësor.

Por, spitali ka mohuar pretendimet e prindit duke thënë se ka pasur asistim sipas protokollit të Mamive dhe Mjekëve Specialist, por që foshnja fatëkeqësisht ka lindur e vdekur.

Në reagimin e spitalit thuhet se “gjatë tërë kohës së qëndrimit e deri në momentin kur pacientja dërgohet në lindje nuk ka pasur ankesë nga ana e pacientes dhe mbikqyerja e pacientes ka qenë e vazhdueshme”.

Por, “rreth orës 16:20 mamia e dërgon pacienten në monitorim të rregullt me Ctg mirëpo nuk vërehen tonet e bebes”.

Spitali thotë se përpjekjet ishin skajshmërisht të mëdha dhe nuk bëhet fjalë për neglizhencë të stafit mjekësor.

Komunikata e plotë e spitalit:

Mbrëmë rreth orës 16:20 në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer një lindje në të cilën ka pasur asistim sipas protokollit të Mamive dhe Mjekëve Specialist, por që foshnja fatëkeqësisht ka lindur e vdekur.

Shtatëzëna në këtë rast është vizituar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë më datë 7.03.2023 nga Mjeku Specialist dhe i është rekomanduar pranimi në Spital për lindje dhe gjatë vizitës janë respektuar të gjitha procedurat e parapara mjekësore dhe sipas protokolleve nuk është vërejtë asnjë shenjë rreziku i mundshëm për nënën dhe frytin.

Sipas parametrave obsterik lindja vendosët që të bëhet si lindje  e rregulltë duke respektuar rregullat protokollare.

Gjatë tërë kohës së qëndrimit e deri në momentin kur pacientja dërgohet në lindje nuk ka pasur ankesë nga ana e pacientes dhe mbikqyerja e pacientes ka qenë e vazhdueshme.

Rreth orës 16:20 mamia e dërgon pacienten në monitorim të rregullt me Ctg mirëpo nuk vërehen tonet e bebes.

Me kërkesën e familjarëve lindja kryhet me prerje cezariane ku vërehet se fryti i vdekur i gjinisë femërore ka pasur të mbëshjtellur kordonin umbimical rreth trupit dhe dorës, që mendohet se mund të jetë shkaktar i mundshëm i vdekjes së papritur.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë kupton pikëllimin e familjarëve, dhe NE shprehim keqardhjen për familjarët  dhe bashkëndjejmë së bashku me ta lidhur me këtë rast, por në anën tjetër sigurojmë ata dhe gjithë opinionin se nuk bëhet fjalë për asnjë neglizhencë dhe rasti nuk ka ndodhur për shkak të mos veprimeve apo veprimeve të Personelit tonë, veprime këto të cilat kanë qenë skajshmërisht të mëdha dhe të bazuara në protokollet lidhur me lindjet, por raste të tilla  fatëkeqësisht nuk janë në dorën tonë që ti evitojmë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë dhe Personeli ynë është duke bashkëpunuar plotësisht me organet hetuese që po merrën me këtë rast.

 

Artikulli paraprakStudim: Imazhe me ultratinguj me fuqi AI që zbulon kancerin e gjirit
Artikulli i rradhës Presioni i gjakut më i lartë se 130/85 mmHg mund të shkaktojë dëmtim të zemrës tek adoleshentët

Ju sugjerojmë

Një test i thjeshtë nga gishti mund të ndihmojë në monitorimin e kancerit dhe sëmundjeve kronike

14/07/2026 Jetë

Kontakti i hershëm me qentë mund t’i mbrojë foshnjat nga infeksionet

03/07/2026 Pa kategori

Mungesa e penjve kirurgjikë, SHSKUK: Furnizimi është realizuar, pritet shpërndarja në klinika dhe spitale

23/06/2026 Lajme

Njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë, Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë – edhe i dyshuari në QKUK

19/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

12/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

27/05/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.