Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,963 analiza laboratorike për 210 pacientë.
Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 399 vizita specialistike, ndërsa 30 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor.
Aktualisht në këtë institucion shëndetësor janë të hospitalizuar 169 pacientë, ndërsa nga 428 shtretër në dispozicion, 253 rezultojnë të lirë, përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë ditës së fundit janë kryer 13 operacione, ndërsa në repartin e gjinekologjisë kanë lindur dy foshnje, të dyja vajza.
Në kuadër të shërbimeve të tjera mjekësore janë realizuar 40 seanca hemodialize, 80 ekzaminime me rëntgen, 35 ultrazëra, 17 rezonanca magnetike (MRI), 13 ekografi, pesë ergometri dhe katër gastroskopi.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë ofruar edhe 20 procedura fiziatrike për pacientët që kanë pasur nevojë për rehabilitim dhe trajtim fizik.


