Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar rezultatin përfundimtar të konkursit për pozitën e Udhëheqësit në Divizionin për Kontrollin e Infeksioneve Spitalore dhe Rezistencës Antimikrobiale.
Sipas rezultateve, kandidatja Arbëresha Berisha është përzgjedhur për këtë pozitë, pasi ka arritur rezultatin më të lartë në procesin e vlerësimit./Gazeta Shneta/
Berisha ka grumbulluar gjithsej 90.2 pikë, përkatësisht 63 pikë në testin me shkrim dhe 27.2 pikë në intervistën me gojë.
Rezultati përfundimtar është publikuar më 23 qershor 2026, pas përfundimit të procedurave të rekrutimit të zhvilluara në përputhje me legjislacionin në fuqi./Gazeta Shneta/


