Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht po trajtohen 63 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 3 pacientë janë në Respirator dhe 49 në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 15 Infermierë dhe 5 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.
563 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë vikendit.
Nga këta 51 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
385 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,870 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione. /Gazeta Shneta/