Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt: Performanca dhe shërbimet shëndetësore të ofruara sipas raportit të vitit 2024

Lajme 24/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në raportin e vitit 2024, të përpiluar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), janë përmbledhur indikatorët kryesor të performancës spitalore në nivel vendi.

Ky raport është i rëndësishëm për vlerësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga sistemi shëndetësor në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.

Një rast për analizë të këtij raporti është edhe Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt.

Në tabelën e dhënë, ky raport përfshin shifrat për shfrytëzimin e shtretërve dhe shërbime të tjera shëndetësore të ofruara nga Spitalin i Përgjithshëm i Ferizajt.

Këtu është tabela përmbledhëse me mesataret mujore për 12 muajt për Spitalin e Ferizajt. /Burimi: ShSKUK
  1. Shfrytëzueshmëria e Shtretërve (BOR) – 68%
  2. Kohezgjatja mesatare e qëndrimit në spital (ALOS) – 3.6 ditë
  3. Numri i pacientëve të shtirë dhe ditët e shërimit:

– Spitali trajton mesatarisht 355 pacientë të shtrirë në muaj, me një total prej 1,284 ditë të shërimit.

  1. Shërbimet diagnostike dhe laboratorike

– Shërbimi laboratorik ofron 11,034 parametra laboratorik në muaj.

– Ultrazëri (1,734/muaj), CT (277/muaj) dhe Rentgeni (1,118/muaj).

  1. Intervenimet mjekësore

– Operacionet kirurgjikale janë në nivel mesatar, me 156 operacione në muaj.

  1. Lindjet dhe lindjet me CS (prerje cezariane)

– Mesatarisht ndodhin 99 lindje në muaj, prej të cilave 20 janë me prerje cezariane, apo 20% e lindjeve me ndërhyrje kirurgjike.

  1. Dializa

– Spitali ofron 952 shërbime te dializës për pacientë në muaj.

– Spitali ka 62 shtretër në total.

– Janë regjistruar 15,407 ditë mjekimi dhe 4,257 pacientë të shtrirë.

– 15,360 vizita ambulatore janë realizuar.

– 1,876 pacientë janë operuar, me 2 rioperime dhe 62 raste të vdekjeve.

– Mesatarja e gjatësisë së qëndrimit të pacientëve është 3.6 ditë.

– Shfrytëzimi i kapaciteteve është 68.1%, që tregon një nivel të lartë të përdorimit të resurseve të disponueshme.

Ndërkohë, kapaciteti i shfrytëzimit të shtretërve në spitale dhe kohëzgjatja e qëndrimit të pacientëve janë parametra të rëndësishëm që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Këta parametra janë të listuar si mëposhtë me statistikat përgjatë punës së vitit 2024.

Këtu është tabela përmbledhëse me mesataret mujore për 12 muajt për Spitalin e Ferizajt. /Burimi: ShSKUK

Performanca e reparteve kryesore:

  1. Gjinekologjia

– 17 shtretër, 1,270 të shtrirë, 4,898 vizita ambulatore.

– 234 pacientë të operuar.

– Shfrytëzimi i kapaciteteve: 43.2%.

  1. Pediatria

– 9 shtretër, 523 të shtrirë, 2,110 vizita ambulatore.

 Shfrytëzimi i kapaciteteve: 84.6%, një nga më të lartët.

  1. Kirurgjia

– 13 shtretër, 1,370 të shtrirë, 1,320 vizita ambulatore.

– 1,333 pacientë të operuar, 2 rioperime, 1 vdekje.

– Shfrytëzimi i kapaciteteve: 74.7%.

  1. Ortopedia

– 8 shtretër, 441 të shtrirë, 3,272 vizita ambulatore.

– 309 operacione, 6 vdekje.

– Shfrytëzimi i kapaciteteve: 73.1%.

  1. Interno (Numri më i lartë i vdekjeve)

– 15 shtretër, 653 të shtrirë, 3,760 vizita ambulatore.

– 55 vdekje, gjatësia mesatare e qëndrimit 6.5 ditë.

– Shfrytëzimi i kapaciteteve: 78%. /Gazeta Shneta/

 

 

 

 

Artikulli paraprakGjykata ia cakton një muaj paraburgim 19-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në Vushtrri
Artikulli i rradhës Infektologu Valbon Krasniqi tregon se cilat janë simptomat e ashpra të fruthit

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.