Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka prezantuar raportin vjetor të vitit 2024 për Repartin Pulmologjik.
Sipas këtij raportit vjetor të punës për vitin 2024, në këtë repart kanë qenë të shtrirë 661 pacientë për trajtim mjekësor, më gjithsej 5 mijë e 515 ditë shërimi.
“Po sipas të njëjtit raport janë trajtuar gjithsejtë 2 mijë e 273 pacientë, janë kryer 1 mijë e 028 Elektrokardigrame (EKG), 196 PPD test, 129 shërbime të transfuzionit, 1 mije e 333 analiza laboratorike, 172 Spirometri, dhe shumë shërbime tjera. Po ashtu gjatë këtij viti janë trajtuar edhe 30 pacientë me Tuberkuloz”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Mes tjerash, në këtë repart janë mjekuar edhe 34 pacientë nga Shqipëria. /Gazeta Shneta/




