Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për aktivitetin e shërbimeve të ofruara gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit, në këtë periudhë kanë lindur gjithsej shtatë foshnje, prej tyre pesë djem dhe dy vajza.
Gjatë të njëjtës kohë janë realizuar 486 vizita specialistike dhe janë pranuar 60 pacientë të rinj për trajtim spitalor, ndërsa aktualisht në këtë institucion janë të shtrirë 186 pacientë.
Në aspektin diagnostik dhe terapeutik, 323 pacientë kanë kryer gjithsej 4,427 analiza laboratorike.
Po ashtu janë realizuar 18 operacione dhe 34 seanca dialize.
Sa i përket ekzaminimeve imazherike dhe procedurave të tjera, janë kryer 144 rëntgen, 52 ultrazëra dhe 19 MRI.
Gjithashtu janë realizuar 12 ekzaminime të ehokardiografisë, tri ergometri, shtatë kolonoskopi dhe 53 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




