Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Vushtrrisë tash e një vit në menaxhim të Shefkije Shatrit, drejtoresha numëron sukseset

Lajme 20/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali Regjional në Komunën e Vushtrrisë tash e një vit është në menaxhim të specialistës së Pulmologjisë, Shefkije Shatri.
Përmes një postimi ajo ka falënderuar gjithë kolegët e saj për angazhimin maksimal për të ofruar shërbime shëndetësore ndja të gjithë pacientëve.

“Kemi funksionalizuar me staf specialistik dhe teknik repartin e Radiologjisë e po ashtu edhe Laboratorin. Kemi realizuar investimet e planifikuara për vitin 2021 ndërsa jemi në zbatim të tyre për vitin 2022. Jemi furnizuar me autoambulancë dhe kemi një qendër Emergjente mirë të organizuar”, ka shkruar mes të tjerash ajo.

Shatri ka theksuar se aktualisht janë në proces e sipër për të përvetësuar QKMF-në aktuale për nevoja të Spitalit, duke besuar se do të kenë mbështetjen  e Komunës, ShSKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Postimi i plotë i saj:

Të dashur qytetarë,

Të nderuar kolege dhe kolegë,

Sot bëhen një vit prej që jam emëruar e pastaj zgjedhur drejoresh në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri. Gjatë këtij viti, krahas punës dhe angazhimit tonë në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë që i ka Spitali, si nivel sekondar shëndetësor, jemi ballafaquar për disa muaj radhazi edhe me gjendje të rënduar nga pandemia covid-19. Stafi ynë, koleget dhe kolegët, janë angazhuar maksimalisht shumë dhe kanë dhënë nga vetja e tyre gjithë kapacitetin njerëzor e profesional për të qenë në funksion të shëndetit të pacientëve. Profesionistët shëndetësor, mjekë dhe infermierë, menaxhmenti, shërbimi administrativ dhe shërbimi teknik e mbështetës kanë qenë së bashku të vendosur për të kryer punët dhe për të realizuar planin e punës në mënyrën më të mirë të mundshme. Për çka i falenderoj përzemërsisht.

Gjatë këtij viti jemi fokusuar në funksionalizimin e shërbimeve të plota në repartin covid-19 duke shtuar numrin e mjekëve kujdestar dhe duke e përfunduar në tërësi sistemin e oksigjenimit qendror të Spitalit. Kemi funksionalizuar me staf specialistik dhe teknik repartin e Radiologjisë e po ashtu edhe Laboratorin. Kemi realizuar investimet e planifikuara për vitin 2021 ndërsa jemi në zbatim të tyre për vitin 2022. Jemi furnizuar me autoambulancë dhe kemi një qender Emergjente mirë të organizuar. Në gjysmë vitin e kaluar kemi kryer shërbime të shumta shëndetësore ndërsa në periudhën janar- mars 2022, në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë janë operuar 512 pacientë, ndërkaq, të shtrirë ishin 1 mijë e 95 persona. Për këtë periudhë kohore, janë realizuar, po ashtu, 11 mijë e 874 vizita ambulantore dhe 7 mijë e 322 vizita diganostike.

Krahas punës së kryer para vetes kemi edhe shumë punë dhe projekte të cilat duhet të angazhohemi që ti realizojmë. Projekti madhor në vijim është përvetësimi i QKMF-së aktuale për nevoja të Spitalit. Besojmë se me angazhimin tonë dhe me mbështetjen e Komunës, SHSKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë do të realizojmë edhe shumë puna të tjera që na presin.

Falemnderit shumë juve kolege dhe kolegë, donatorëve, institucioneve lokale dhe qendrore e mbi të gjitha qytetarëve që me aq kujdes dhe vlerësim e shohin institucionin tonë shëndetësor.

Me respekt,

Dr. Shefkije Shatri

Drejtoresh e Spitalit “Sheikh Zayed”

Vushtrri

Artikulli paraprakMarrja e vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të zvogëlojë rrezikun e autizmit, zbulojnë studimet
Artikulli i rradhës Gjinekologu i njohur Dërgut Aliu dekorohet me titullin “Nënë Tereza” nga presidenti i Shqipërisë

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.