Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali jofunksional në Kosovë që shpenzon më shumë se 500 mijë euro në vit, paguan mjekët pa punuar

Lajme 25/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Shtërpcës, i cili është jofunksional, po shpenzon më shumë se 500 mijë euro në vit për pagat e 25 punëtorëve shëndetësorë, materialin shpenzues e obligime të tjera të spitalit.

Një praktikë e tillë është përcjellur që nga viti 2011, kur ende pa u finalizuar objekti i spitalit ishte zgjedhur drejtori i këtij institucioni shëndetësor.

Asamblisti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rifat Rrustemi, ka thënë që kanë kërkuar nga kryetari një shpjegim se pse këta doktorë marrin paga pa punuar fare, porse asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

Ai thotë që nëse kryetari i komunës nuk ndërmerr diçka, atëherë do t’i drejtohet edhe Ministrisë së Shëndetësisë. raporton KTV.

Edhe Komuna e Shtërpcës ka të drejtë në shëndetësi sekondare sipas Pakos së Ahtisarit, andaj në fillim të vitit 2012 që kur është ndërtuar ky spital ai nuk funksionon”.

Ligji për vetëqeverisje lokale përcakton kompetencat e zgjeruara vetanake në fushën e shëndetësisë, edukimit dhe të drejtës për të marrë pjesë në zgjedhjen e komandantëve të stacioneve policore.

Neni 20 i këtij ligji përcakton kompetencat për përkujdesin dytësor shëndetësor.

Komunat Mitrovicë e Veriut, Graçanicë dhe Shtërpcë kanë kompetenca për ofrimin e përkujdesit dytësor shëndetësor, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të kujdesit shëndetësor, punësimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e personelit dhe administratorëve të kujdesit shëndetësor.

Drejtori i Shëndetësisë, Valmir Ahmeti, ka thënë se nuk është në kompetencën e tij të flasë për këtë, ndërsa kryetari i kësaj komune ka thënë që nuk gjendet në Kosovë.

Artikulli paraprakKlamidia, infeksioni që përfshin rrugët seksuale: Çfarë duhet të dinë çiftet
Artikulli i rradhës Fotografitë e fuqishme emocionale që çdo grua duhet t’i shohë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.