Klamidia është një nga infeksionet bakteriale më të shpeshta që kanë tendencën e bartjes nëpërmjet organeve seksuale.
Në rast se nuk kurohet me kohë, ky bakter mund të sjellë probleme serioze shëndetësore për personat e prekur.
Klamidia mund të infektojë qafën e mitrës tek femrat, ndërsa tek dy gjinitë mund të infektohen urtera, rektumi dhe sytë. Në disa raste klamida është bakter që mund të jetojë në pjesë të tjera të trupit si në mëlçi, mushkëri dhe fyt.
Simptomat që shfaq infeksioni ndryshojnë nga femrat tek meshkujt. Infeksioni mund të shfaqet në çdo kohë dhe simptomat mund t’i japë disa javë më vonë. Tek femrat simptomat mund të shfaqen 1 – 3 javë më vonë.
Ja simptomat kryesore tek femrat:
-Rritja e sekrecioneve vaginale
-Urinim i shpeshtë
-Dhimbje dhe/ose djegie gjatë urinimit
-Çrregullim i ciklit menstrual
-Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
-Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
-Dhimbje, irritim, enjtje, skuqje të syrit (kjo ndodh në rastet kur sytë infektohen)
Simptomat tek meshkujt:
Simptomat zakonisht shfaqen më shpejt tek meshkujt se tek femrat, ato mund të shfaqen brenda 10 ditëve nga infektimi:
-Lëng i bardhë që rrjedh nga organi gjenetial
-Dhimbje dhe/ose djegie gjatë urinimit
-Infektim të syve (nëse prek sytë)
Si transmetohet infeksioni?
-Nga marrëdhëniet seksuale me një të infektuar
-Nga nëna shtatzënë tek i porsalinduri
-Me anë të gishtërinjve.
/Gazeta Shëndeti/