Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali Kirurgjik Pediatrik pritet të funksionalizohet në muajin mars

Lajme 27/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanë kaluar muaj që kur Spitali i ri i Pediatrisë u përuarua me 13 shtator, por ky objekt ende nuk është funksionalizuar.

Drejtori i Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, në një intervistë për EO ka thënë se ka kohë që në disa Klinika i kanë larguar listat e pritjes për pacientë.

Krasniqi ka thënë se kanë mbetur të kryhen disa punë të karakterit administrativ dhe të pranimit të objektit.

Tutje ai ka theksuar se lista e pritjes ka në Kirurgji Vaskulare dhe në Ortopedi, për të cilat thotë se pandemia i ka rënduar më shumë

“Disa nga klinikat që kemi arritur t’i zvogëlojmë në minimum kohën e pritjes janë klinika e oftalmologjisë për disa  shërbime të caktuara, klinika e Kirurgjisë Pediatrike, Kirurgjia Abdominale kështu me radhë. Listat më të gjata tani për tani i kemi në kirurgji vaskulare dhe në ortopedi të cilat jemi duke i adresuar. Mos të harrojmë qe ka lista të pritjes të klinika të caktuara nga viti 2017-2018, edhe pandemia e ka rënduar këtë gjendje, megjithatë ne kemi arritur që gjatë gjithë vitit 2021 përjashtuar tri javët e para të shtatorit kemi arritur që shërbimet t’i mbajmë të plota, shpresojmë që edhe viti 2022 të jetë më i lehtë nga ana e pandemisë që të mund të trajtojmë edhe këto lista të pritjes në mënyrë intensive”, u shpreh Krasniqi.

Ai ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë ka ngritur disa komisione profesionale për të përfunduar këto punë, dhe disa investime pajisje të teknologjisë së IT brenda hapësirave.

Madje në intervistë për EO ai tha se planet janë që spitali të funksionalizohet gjatë muajit mars, pasi përgatitjet po vazhdojnë në mënyrë intenzive.

 

Artikulli paraprakRritet numri i rasteve të fëmijëve me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës Krasniqi i përmend klinikat më të suksesshme dhe më të dështuarat me listat e pritjes

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.