Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Krasniqi i përmend klinikat më të suksesshme dhe më të dështuarat me listat e pritjes

Lajme 27/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Valbon Krasniqi, i ka përmendur publikisht klinikat më të suksesshme për heqjen e listave të pritjes, si dhe ato më të dështuarat me listat më të gjata.

Drejtori i SHSKUK-së ka thënë se tri klinikat që kanë arritur të zvogëlojnë në minimum listat e pritjes janë Oftalmologjia, Kirurgjia Pediatrike dhe Klinika e Kirurgjisë Abdominale, shkruan Gazeta Shneta.

Oftalmo udhëhiqet nga Ardian Shabani, Kirurgjia Pediatrike deri më tani nga Murat Berisha pasi e njëjta pritet të bëhet me drejtor të ri, kurse Kirurgjia Abdominale nga Ferat Sallahu.

Ndërkaq Krasniqi ka përmendur edhe dy klinikat me listat më të gjata, Kirurgjia Vaskulare dhe Ortopedia.

“Disa nga klinikat që kemi arritur t’i zvogëlojmë në minimum kohën e pritjes janë klinika e oftalmologjisë për disa  shërbime të caktuara, klinika e Kirurgjisë Pediatrike, Kirurgjia Abdominale kështu me radhë. Listat më të gjata tani për tani i kemi në kirurgji vaskulare dhe në ortopedi të cilat jemi duke i adresuar. Mos të harrojmë qe ka lista të pritjes të klinika të caktuara nga viti 2017-2018, edhe pandemia e ka rënduar këtë gjendje, megjithatë ne kemi arritur që gjatë gjithë vitit 2021 përjashtuar tri javët e para të shtatorit kemi arritur që shërbimet t’i mbajmë të plota, shpresojmë që edhe viti 2022 të jetë më i lehtë nga ana e pandemisë që të mund të trajtojmë edhe këto lista të pritjes në mënyrë intensive”, ka deklaruar Krasniqi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSpitali Kirurgjik Pediatrik pritet të funksionalizohet në muajin mars
Artikulli i rradhës Specializantët sërish protestojnë për paga e kushte më të mira, para Ministrisë së Shëndetësisë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.