Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spreji i hundës me përbërje të ketaminës mund të zvogëlojë dhimbjen e migrenës

Jetë 05/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
spreji i hundes
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim retrospektiv zbuloi se ketamina intranazale zvogëlon intensitetin e migrenës me efekte anësore relativisht të tolerueshme.

Dhimbjet e kokës së migrenës prekin rreth 10% të njerëzve në mbarë botën dhe mund të jenë sfiduese për t’u trajtuar. Kur kjo lloj dhimbje koke vazhdon pavarësisht trajtimit, ofruesit e kujdesit shëndetësor e quajnë atë si migrenë kronike refraktare, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Ketamina është një antagonist jo konkurrues i receptorit N-metil-D-aspartat (NMDA) me efekte halucinogjene, sedative dhe efektit lehtësues të dhimbjeve. Ndërsa disa kërkime sugjerojnë se bari mund të ndihmojë në trajtimin e depresionit, një studim tjetër zbuloi se ishte i paefektshëm në lehtësimin e simptomave të depresionit.

Që nga viti 2000, ofruesit e kujdesit shëndetësor në Spitalin Universitar Thomas Jefferson kanë trajtuar dhimbjet kronike dhe dhimbjet e kokës me infuzione të ketaminës. Përveç kësaj, disa hulumtime të kontrolluara të rastësishme kanë gjetur se ketamina mund të ndihmojë në menaxhimin e dhimbjes së kokës.

Megjithatë, infuzionet e ketaminës kërkojnë një titrim intravenoz (IV) të kujdesshëm të dozës dhe monitorim, gjë që kufizon përdorimin e saj jashtë një mjedisi klinik.

Gjetja e një opsioni më të mirë të shpërndarjes së ketaminës mund të hapë derën për një trajtim të ri për njerëzit me migrenë kronike.

Ky ishte qëllimi i një studimi të ri retrospektiv të botuar më 30 maj në “Regional Anesthesia & Pain Medicine”.

Midis janarit 2019 dhe shkurtit 2020, 242 persona me dhimbje koke refraktare përdorën sprej për hundë me përmbajtje të ketaminës në një dozë prej gjashtë spërkatjesh në ditë, për mesatarisht dhjetë ditë përdorim në muaj.

Shkencëtarët më pas kryen intervista me 169 pjesëmarrës për të përcaktuar nëse trajtimi kishte ndonjë ndikim.

Në mesin e pjesëmarrësve të intervistuar, pak më shumë se 49% raportuan se spreji i hundës me ketaminë ishte “shumë efektiv” në menaxhimin e dhimbjes dhe 35.5% thanë se cilësia e jetës së tyre ishte “shumë më e mirë“.

Megjithatë, 74% raportuan se kishin përjetuar të paktën një ngjarje të padëshiruar.

Ngjarjet anësore më të zakonshme ishin lodhja dhe shikimi i dyfishtë ose i paqartë, i ndjekur nga konfuzioni, disociimi, ose halucinacionet. Megjithatë, pak më shumë se 65% vazhduan të përdorin sprejin e ketaminës.

Pavarësisht nga rezultatet premtuese, autorët e studimit sugjerojnë që ofruesit e kujdesit shëndetësor duhet të marrin në konsideratë përdorimin e ketaminës vetëm tek njerëzit që janë të prekur ndjeshëm nga migrena për shkak të natyrës së varur të barit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVdesin nga arresti kardiak një çift i sapomartuar në Indi
Artikulli i rradhës Skanimet CT për të parashikuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës në moshën e mesme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.