Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sqarim për dentistët: Lajmërimi i djeshëm ishte gabim teknik në listën zyrtare NACE, nuk lejohet të punojnë

Lajme 15/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vendimi për lejimin e ushtrimit të veprimtarisë për dentistët i cili ishte publikuar dje fillimisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e më pas edhe nga Ministria e Shëndetësisë, në fakt ishte gabim teknik në listën e bizneseve me NACE code.

Gazeta Shneta sot ka kërkuar sqarim nga Ministria e Shëndetësisë për çështjen e dentistëve se a lejohet të punojnë apo jo, dhe përgjigja e MSH-së është se mjekët e dhëmbëve nuk lejohet të punojnë.

“Ka qenë një gabim teknik, dentistët nuk mund të punojnë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Gazetën. Vendimi për lejimin e punës për rastet urgjente vlen siç ka qenë më herët për Qendrën Klinike Stomatologjike.

Gazeta mbrëmë ka publikuar listën e plotë të bizneseve e cila u publikua fillimisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ku veprimtaria e dentistëve ishte përfshirë me ngjyrë të Gjelbër që nënkuptonte se dentistët mund t’i rikthehen punës. E njëjta listë ishte korrigjuar sot në mëngjes nga MEPTINIS, ku rubrika e veprimtarisë së dentistëve ishte kthyer në ngjyrë të KUQE.

Lista NACE e publikuar mbrëmë nga MEPTINIS

Por të njëjtën listë e ka publikuar mbrëmë edhe Ministria e Shëndetësisë dhe në të njëjtën dentistët ishin përfshirë si veprimtari që lejohet të punojnë.

Lista zyrtare e publikuar mbrëmë nga MSH
Lista e korrigjuar sor nga MEPTINIS

Sidoqoftë redaksia e Gazetës Shneta sqaron lexuesit se lajmi i mbrëmshëm ka qenë i pasaktë për shkak të gabimit që është bërë në listën zyrtare të bizneseve që lejoheshin të punojnë. Për këtë redaksia kërkon ndjesë nga lexuesit dhe mjekët që mund të jenë keqinformuar.

Artikulli paraprak93 vjeçarja fitoi zemrat e njerëzve pasi u lut për ‘më shumë birrë’ në mesin e pandemisë
Artikulli i rradhës Britani: Mjekët të dëshpëruar nga Qeveria për vonesën e aprovimit të provave të terapisë plazmatike

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.