93-vjeçarja nga Pensilvania në Shtetet e Bashkuara ka fituar zemrat e njerëzve pasi bëri një apel mjaft frymëzues për ndihmë.
Si pensioniste dhe e ndjeshme ndaj koronavirusit, Olive Veronesi po qëndronte në shtëpinë e saj në Pensilvani shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.
Ajo nuk mund të shkonte në ndonjë dyqan për t’u furnizuar si të tjerët, sepse në moshën e saj, ajo është më e ndjeshme ndaj virusit.Por, në vend të kësaj ajo duhej të bëhej kreative kur mendonte sesi mund t’i merrte në duar më shumë birra.
Duke qëndruar në dritaren e shtëpisë së saj, ajo mbajti një fletë që thoshte: “DUA MË SHUMË BIRRË !!”
Që nga postimi i fotografisë ne facebook nga të tjerët, më shumë se një milion njerëz e kanë parë atë.Jo vetëm kjo, por Olive arriti objektivin e saj me disa njerëz që ofruan të shkojnë dhe t’i marrin asaj furnizimet e nevojshme./GazetaShneta/