Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sqarim për dentistët: Lajmërimi i djeshëm ishte gabim teknik në listën zyrtare NACE

Lajme 14/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

I plotësuar: Sqarim për dentistët: Lajmërimi i djeshëm ishte gabim teknik në listën zyrtare NACE

Vendimi për lejimin e ushtrimit të veprimtarisë për dentistët i cili ishte publikuar dje fillimisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e më pas edhe nga Ministria e Shëndetësisë, në fakt ishte gabim teknik.

Gazeta Shneta sot ka kërkuar sqarim nga Ministria e Shëndetësisë për çështjen e dentistëve se a lejohet të punojnë apo jo, dhe përgjigja e MSH-së është se mjekët e dhëmbëve nuk lejohet të punojnë.

“Ka qenë një gabim teknik, dentistët nuk mund të punojnë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Gazetën. Vendimi për lejimin e punës për rastet urgjente vlen siç ka qenë më herët për Qendrën Klinike Stomatologjike.

Gazeta mbrëmë ka publikuar listën e plotë të bizneseve e cila u publikua fillimisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ku veprimtaria e dentistëve ishte përfshirë me ngjyrë të Gjelbër që nënkuptonte se dentistët mund t’i rikthehen punës. E njëjta listë ishte korrigjuar sot në mëngjes nga MEPTINIS, ku rubrika e veprimtarisë së dentistëve ishte kthyer në ngjyrë të KUQE.

Lista e publikuar nga MEPTINIS

Por të njëjtën listë e ka publikuar mbrëmë edhe Ministria e Shëndetësisë dhe në të njëjtën dentistët ishin përfshirë si veprimtari që lejohet të punojnë.

Lista e publikuar nga MSH

Sidoqoftë redaksia e Gazetës Shneta sqaron lexuesit se lajmi i mbrëmshëm ka qenë i pasaktë për shkak të gabimit që është bërë në listën zyrtare të bizneseve që lejoheshin të punojnë. Për këtë redaksia kërkon ndjesë nga lexuesit dhe mjekët që mund të jenë keqinformuar.

Lista e korrigjuar

————————————————————————————————————-

14.04.2020 – Dentistët lejohen të rikthehen në punë, kjo është lista e plotë e bizneseve që mund të punojnë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar listën e re të bizneseve me NACE code që do të lejohen të kryejnë veprimtarinë e tyre edhe gjatë kohës së masave për kufizimin e lëvizjes.

“Referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës, të 14 prill 2020, MEPTINIS ju njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomik”, thuhet në njoftimin e MEPTINIS, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas kësaj liste veprimtaritë e spitaleve do të lejohen të punojnë, duke përfshirë edhe dentistët të cilëve MSH para disa javësh ua ndaloi punën si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit. Për më tepër detaje se si do të lejohet ushtrimi i veprimtarisë për dentistët pritet që Ministria e Shëndetësisë të dal me njoftim.

Listën e re mund ta gjeni duke klikuar KËTU. Bizneset me ngjyrë të GJELBËR lejohen të punojnë, kurse ato me ngjyrë të KUQE ndalohen.

Udhëzimin për pajisje me leje të veçantë të punës mund ta gjeni duke Klikuar KËTU. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakGratë shtatzëna të prekura nga koronavirusi nuk pësojnë simptoma më të rënda sesa personat e tjerë, sipas një studimi
Artikulli i rradhës A mundet koronavirusi të ndikojë në shtatzani dhe tek i porsalinduri? Ja se çfarë thonë ekspertët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.