Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë shtatzëna të prekura nga koronavirusi nuk pësojnë simptoma më të rënda sesa personat e tjerë, sipas një studimi

Jetë 14/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumica e grave shtatzëna që diagnostifikohen me koronavirus nuk pësojnë sëmundje më të rëndë se popullsia e përgjithshme, sipas një studimi të ri.

Ato gjithashtu nuk duket se ia kalojnë infeksionin bebeve të tyre, transmeton Gazeta Shneta.

Një studim i 43 grave shtatzëna të diagnostifikuara me virusin në New York u botua të hënën në American Journal of Obstetrics & Gynecology. Studimi u zhvillua gjatë një periudhe dy javore nga 13 deri në 27 mars.

Rreth 80% e pjesëmarrësve të studimit, 37 gra, përjetuan një formë të butë të sëmundjes ndërsa katër, rreth 15% zhvilluan forma më të rënda thuhet në studim.

Dy prej atyre grave, që përbënin 5% të studimit, përjetuan “sëmundje kritike”.

“Nga 29 gra simptomatike Covid-19 pozitive, 25 gra ishin në gjendje të mirë për të qëndruar në shtëpi, me shenja normale jetike, nuk kishin nevojë për oksigjen shtesë dhe asnjë indikim klinik për imazhe ose trajtim”, thuhet në studim.

Gjithashtu, asnjë foshnjë e përfshirë në studim nuk dukej se ishte infektuar në bazë të testimit të kryer menjëherë pas lindjes.

Kjo është një kontrast i ashpër me mënyrën se si gratë shtatzëna reaguan ndaj SARS dhe H1N1. Gratë shtatzëna ishin më të ndjeshme ndaj të dy sëmundjeve, kishin komplikime më serioze nga ato sëmundje dhe kishin një shans më të madh për të vdekur sesa popullata e përgjithshme.

Studimi arriti në përfundimin se kërkimet shtesë duhet të përfundojnë në mënyrë që të kuptojnë madhësinë e vërtetë të rreziqeve në gratë shtatzëna.

Për më tepër, autorët e studimit sugjerojnë që spitalet duhet të testojnë çdo grua shtatzënë. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakOBSH: Koronavirusi do të jetë prezent tek njerëzit për një kohë të gjatë
Artikulli i rradhës Sqarim për dentistët: Lajmërimi i djeshëm ishte gabim teknik në listën zyrtare NACE

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.