Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sqarohet Prof. Lul Raka, i kërkon falje kryeministrit dhe qytetarëve për keqkuptimin

Lajme 12/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Prof. Dr. Lul Raka
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mikrobiologu Prof. Lul Raka është sqaruar për deklaratën e sotme në një intervistë në ‘Euroneës Albania’ gjatë ditës së sotme ku kishte thënë se kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij iu është bërë testi për Covid-19 dhe rezultatet priteshin të dalin sot.

Këtë deklaratë të tij e demantoi zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, ndërsa para pak minutash ka dhënë një sqarim edhe vet Prof. Raka. Ai ka sqaruar se pyetja e gazetares për marrjen e mostrave të kryeministrit e kishte vënë para aktit të kryer dhe përgjigja e tij kishte qenë e përgjithësuar duke thënë se rezultatet dalin në mbrëmje, transmeton Gazeta Shneta.

Për këtë keqkuptim Raka i ka kërkuar falje kryeministrit Kurti, kabinetit të tij dhe qytetarëve. “I kërkoj falje Kryeministrit, stafit të tij dhe qytetarëve të Kosovës për keqkuptimin që kam shkaktuar. Pandemia dhe politika janë simbiozë ideale për storie të medieve, që shpesh dalin jashtë kornizës reale”, ka deklaruar Raka.

Sqarimi i tij i plotë:

SQARIM PËR ZHURMËN E KRIJUAR PËR TESTIMIN E KRYEMINISTRIT!

INTERVISTË ME EURONEËS ALBANIA, 11.05.2020, ORA 16:32

Gazetarja Euroneës Albania: Nisim fillimisht me rastin e Kryeministrit në detyrë Albin Kurtin, mostrat e të cilit tashmë janë marrë. Kur priten analizat për Z.Kurti?

Unë: Rezultatet priten në mbrëmje (shih linkun në postim).

Biseda u zhvillua sot kah ora 16.30 pas kthimit tim nga terreni (spitali Sirona dhe Spitali i Gjilanit). Gjatë rrugës, në radio dëgjova për vetëizolimin e Kryeministrit dhe kjo ishte krejt informata që kisha.

Pyetja e gazetares për “kryeministrin, mostrat e të cilit janë marrë” po ashtu më gjeti para aktit të kryer se i paskan marrë edhe mostrat! Përgjigja ime ishte në mbrëmje (sikur çdo natë).

Kjo informatë paska zgjuar disa portale, të cilat kanë dhënë kontribut të çmuar gjatë pandemisë për informimin e drejtë të qytetarit. Brumin ua paskam dhënë unë vetë. Prandaj, mbase edhe nga lodhja, por dua të deklaroj këto 3 gjëra pas këtyre leksioneve të mësuara:

  1. I kërkoj falje Kryeministrit, stafit të tij dhe qytetarëve të Kosovës për keqkuptimin që kam shkaktuar. Pandemia dhe politika janë simbiozë ideale për storie të medieve, që shpesh dalin jashtë kornizës reale. Shembull i tillë ishte edhe titulli i nxjerrë nga një intervistë para disa ditësh “Çka tha Lul Raka për Behxhet Pacollin”, edhe pse askund nuk përmenda emrin Behxhet!
  2. Ky është sinjal që edhe unë duhet të pushoj pak nga mediet. Prandaj, falënderoj të gjitha mediet për kontributin e jashtëzakonshëm dhe bashkëpunimin e deritashëm në luftimin e infodemisë së COVID-19 në Kosovë. Kjo sfidë është maratonë dhe secili prej nesh duhet ta ruaj energjinë.
  3. Nëse kam diçka për të thënë, do ta shkruaj në facebook vetë, pa uvertyrë të gazetarëve. Tashmë e di se edhe titulli që do të nxirret nga ky sqarim do të dalë në versione të ndryshme.

Natën!

Artikulli paraprakProf. Lul Raka thotë se kryeministri u testua për Covid-19, Qeveria e demanton
Artikulli i rradhës Urime 12 maji, Dita Ndërkombëtare e Infermierëve

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.