Forca dhe aftësia ndihmojnë bebin tuaj 11- muajsh të lundrojë rreth botës së tij.
Bebja juaj po bëhet më e ngarkuar gjatë ditës, dhe ata mezi s’presin për të marrë në gishtat e tyre të vegjël gjithcka që ju vie para.
“Ata po eksplorojnë mjedisin e tyre,” shpjegon Dr. Beth K për burimin Parents përcjell Gazeta Shneta.
“Në këtë fazë, lëvizshmëria e tyre mund të ndodhë shpejt. Vetëm kur mendoni se fëmija juaj është i kënaqur të luajë në tapetin me lodra që e rrethojnë, kjo do të jetë kur ai do të zhvendoset drejt hapave të parë.”
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
“Momenti kur fëmija po qëndron për herë të parë në këmbë – i vetëm është vërtet hap i rëndësishëm,” thotë Dr. Donna Eshelman.
“Prindërit shpesh kërkojnë lëvizjen e bebit por qëndrimi dhe përafrimi si dhe stabiliteti është një aftësi në vetvete” shtoi ajo.
Shumica e bebeve në këtë kohë mund të ulen pa mbështetje, të rrokullisen dhe të tërhiqen për të qëndruar në këmbë.
Disa do të ndërmarrin hapat e tyre të parë qysh në muajin e nëntë ose të dhjetë. “Ecja është një arritje kryesore që ndryshon në secilin fëmijë. Fëmijët në përgjithësi arrijnë zotërim në këtë aftësie midis 11 dhe 16 muajt e parë,” thotë Dr. Ryan. /Gazeta Shneta/