Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stafi mbështetës sërish në protestë, kërkojnë të paguhen me 300 euro shtesë

Lajme 06/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Punëtorët e stafit mbështetës shëndetësorë kanë protestuar para drejtorisë së ShSKUK-së, të cilët po kundërshtojnë vendimin për mos pagesë të shtesave në paga prej 300 euro.

Ata të martën kanë bojkotuar orarin e punës për një orë, ndërsa kanë paralajmëruar protesta të tjera deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Kastriot Gjoshi në emër të protestuesve tha se ata kanë vetëm një kërkesë, që t’u paguhet shtesa prej 300 euro.

“Vetëm një kërkesë e kanë tërë këta punëtorë. Ajo kërkesa është shtesa prej 300 eurove që nuk është paguar nga menaxhmenti dhe nga ministria. Këta punonjës janë demoralizuar dhe diskriminuar për shtesën që është ndarë për disa kategori. Neve nuk na pyeti Covid-i, nuk na diskriminoi, të gjithë ishim të njëjtë”.

Ai ka thënë se do t’i japin një javë kohë ministrisë dhe menaxhmentit, për plotësimin e kërkesave të tyre.

“Ne kemi kërkuar nga protestuesit që një javë të japim kohë ministrisë dhe menaxhmentit. Përndryshe nëse nuk reflekton brenda javës së ardhshme ne do të vazhdojmë,  nëse është nevoja edhe bojkot të punës komplet tërë ditës”, ka shtuar ai. /EO

Artikulli paraprakLutfi Haziri dhe Pashk Buzhala raportojnë sot para Komisionit hetimor për pandeminë
Artikulli i rradhës Raportohet për një vdekje të dyshuar në QKUK

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.