Në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë në Kosovë sot do të raportojnë kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, shefi i Qendrës Operative në këtë komunë Fadil Kajtazi dhe koordinatori i Qendrës operative të Ministrisë së Shëndetësisë Fadil Kajtazi.
Që të tre do të dëshmojnë rreth rastit të të ndjerit, Agon Musliu, i cili ndërroi jetë në Qendrën Karantinë që ishte tek Qendra e Studentëve e cila në kohën e pandemisë shërbeu si karantinë për të gjithë qytetarët që vinin në Kosova nga vendet tjera.
Komisioni Hetimor për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës është mbledhur edhe më 1 tetor gjatë së cilës mbledhje, Ilir Hoxha u votua për të qenë ekspert i shëndetit publik për këtë komision.
Ndërkaq eksperti ligjor në komisionin hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës është Adem Vokshi.
Para këtij komisioni deri tani dëshminë e tij e kanë dhënë ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ish zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku. Ndërsa po në këtë komision dëshminë e ka dhënë edhe babai i të ndjerit, Agon Musliu i cili vdekjen tragjike të djalit të tij e ka quajtur si politike.