Drejtorët e pesë spitaleve më të mëdha në Zvicër iu drejtuan Ministrit të Shëndetësisë, Alain Berset, me një letër duke kërkuar masa urgjente për të zvogëluar përhapjen e covid-19.
Në letrën e tyre ata kanë thënë se pandemia po i detyron ata të shtynin operacionet për pacientët me kushte të rënda shëndetësore, ndërkohë që numri i shtretërve në kujdesin intensive është duke u zvogëluar shkruan Reuters, transemton GazetaShneta.
Më shumë se 4,000 operacione janë shtyrë deri më tani në këto pesë spitale që nga muaji tetor.
Drejtorët e spitaleve të Cyrihut, Bernës, Bazelit, Lozanës dhe Gjenevës kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth valës së tretë, e cila mund të shkaktojë kolaps në sistemin shëndetësor muajt e ardhshëm.
Zvicra është goditur rëndë nga pandemia, ndërsa rreth 5,000 raste me covid-19 shënohen çdo ditë në vend.
Të premtën, qeveria zvicerane mori vendim për mbylljen e restoranteve e dyqanet që nga ora 19:00./GazetaShneta/