Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Statusi martesor mund të jetë një faktor i rëndësishëm social që ndikon në rrezikun për kancer

Jetë 09/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Statusi martesor mund të jetë një faktor i rëndësishëm social që ndikon në rrezikun për kancer. Një studim i ri ka zbuluar se normat e sëmundjes janë dukshëm më të larta tek personat që nuk janë martuar kurrë.

Personat që janë ose kanë qenë të martuar kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar kancer, sipas një studimi të realizuar nga studiues të Universitetit të Miami-t dhe të publikuar në “Cancer Research Communications”. Kjo sugjeron se statusi martesor mund të jetë një përcaktues social i fuqishëm, por shpesh i nënvlerësuar, i rrezikut për kancer, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Studimi zbuloi se personat që nuk janë martuar kurrë përjetojnë një incidencë dukshëm më të lartë të kancerit. Tek burrat, rreziku ishte 68% më i lartë, ndërsa tek gratë ky nivel arrinte në 85%.

Studiuesit vunë re se kjo lidhje ishte më e fortë tek personat mbi moshën 55 vjeç, duke sugjeruar se efektet që lidhen me statusin martesor grumbullohen gjatë jetës.

“Këto gjetje sugjerojnë se faktorët socialë, si statusi martesor, mund të shërbejnë si tregues të rëndësishëm të rrezikut për kancer në nivel popullate,” tha Paulo Pinheiro, bashkëautor i studimit dhe profesor i epidemiologjisë së kancerit në “Miller School Department of Public Health Sciences”, në Miami.

A është martesa zgjidhja për të shmangur kancerin?

Studiuesit theksojnë se rezultatet nuk do të thonë se njerëzit duhet të martohen, apo se martesa ka ndonjë mekanizëm të fshehtë që parandalon kancerin.

“Kjo do të thotë që, nëse nuk jeni të martuar, duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje faktorëve të rrezikut për kancer, të kryeni kontrollet e nevojshme dhe të qëndroni të përditësuar me kujdesin shëndetësor,” tha Frank Penedo nga Universiteti i Miami-t, gjithashtu bashkëautor i studimit.

Sipas studiuesve, statusi martesor shpesh trajtohet thjesht si një variabël demografik në sfond. Megjithatë, gjetjet sugjerojnë se mund të funksionojë edhe si një faktor social që ndikon në rrezikun për kancer, duke kapur dimensione që nuk shpjegohen plotësisht nga raca, mosha apo statusi socio-ekonomik.

Si u realizua studimi

Studimi analizoi të dhëna nga më shumë se 100 milionë persona në Shtetet e Bashkuara dhe mbi 4 milionë raste kanceri të diagnostikuara midis viteve 2015 dhe 2022.

Mes tjerash, përfshiu të gjitha llojet e kancerit malinj tek të rriturit mbi moshën 30 vjeç – afërsisht mosha mesatare kur njerëzit martohen për herë të parë në SHBA.

Të dhënat për statusin martesor u ndanë në dy grupe:

– Persona që nuk janë martuar kurrë;

– Persona që kanë qenë të martuar, por nuk janë më (të ndarë, të divorcuar ose të ve).

Si ndikon martesa në rrezikun e kancerit?

Martesa prej kohësh është lidhur me rezultate më të mira shëndetësore, përfshirë më pak sëmundshmëri, jetëgjatësi më të madhe dhe vlerësim më të mirë të shëndetit nga vetë individët.

Faktorët pozitivë që lidhen me martesën përfshijnë:

– Mbështetje më të madhe sociale.

– Sjellje më të shëndetshme (më pak konsum alkooli dhe duhani).

– Modele më të sigurta në jetën seksuale.

– Stabilitet më të madh ekonomik.

Për disa lloje kanceri, si ai anal dhe i qafës së mitrës – të lidhur me infeksionin HPV – ndryshimet mund të lidhen edhe me nivelin e ekspozimit ndaj rrezikut.

Përtej shfaqjes së kancerit, studime të mëparshme kanë treguar se pacientët e martuar diagnostikohen më herët dhe kanë norma më të larta mbijetese.

Këto përparësi shpesh lidhen me mbështetjen e partnerit, i cili mund të inkurajojë kontrollet shëndetësore, të ndihmojë gjatë trajtimit dhe të lehtësojë navigimin në sistemin kompleks të kujdesit shëndetësor. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShefi i UNMIK e çon në OKB çështjen e moszgjedhjes së Presidentit dhe sulmet ndaj gazetarëve
Artikulli i rradhës Si ndikon endometrioza tek shtatzënia dhe fertiliteti

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.