Një stërvitje intensive mund të ndihmojë në shtypjen e oreksit, sidomos tek gratë, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Virxhinias.
Hormoni grelin, i cili rregullon ndjenjën e urisë dhe oreksit, është përgjegjës për stimulimin e oreksit duke aktivizuar një zonë specifike të trurit. Personat me nivele më të larta të grelinës zakonisht e kanë më të vështirë të humbasin peshë, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Studimet e mëparshme kanë treguar se ushtrimet fizike mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të grelinës. Kërkuesit e Universitetit të Virxhinias zbuluan se stërvitja intensive ul nivelin e grelinës më shumë se stërvitja me intensitet të moderuar. Ky efekt duket se është më i theksuar tek gratë.
Ndërkohë, është vërejtur se grelina mund të rritet gjatë dietave, pasi trupi përpiqet të mbrohet nga mungesa e ushqimit. Ka disa gjendje, si tiroiditi Hashimoto, sindroma Prader-Willi, anoreksia nervore dhe bulimia nervore, që shoqërohen me nivele të larta të grelinës.
Ky studim u botua së fundmi në revistën Journal of the Endocrine Society./Gazeta Shneta/


