Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stimulimi me dritë si formë trajtimi për Parkinson, hulumtim klinik nga studiuesit francezë

Jetë 20/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një provë klinike në fazë të hershme në Francë po hap perspektiva të reja për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit, duke përdorur stimulimin e qelizave nervore me dritë.

Studiuesit nga një qendër kërkimore pranë “Grenoble University Hospital”, kanë zhvilluar një pajisje të vogël që drejton rreze drite në thellësi të trurit, me synim të përmirësojë funksionin e qelizave të dëmtuara.

Teknika fokusohet në stimulimin e mitokondrive, strukturat që prodhojnë energji në qelizë, për të rritur aktivitetin e neuroneve që prodhojnë dopaminë. Këto qeliza dëmtohen rëndë gjatë përparimit të Parkinsonit.

Sipas neurokirurgut Stephan Chabardès, deri në momentin kur shfaqen simptomat, rreth gjysma e neuroneve dopaminergjike mund të jenë tashmë të dëmtuara, ndërsa pacientët humbin afërsisht 10% të receptorëve të dopaminës çdo vit.

Siç raporton Euronews, kjo e bën ndërhyrjen e hershme veçanërisht të rëndësishme.

Deri tani, teknologjia është testuar tek shtatë pacientë me Parkinson në fazë të hershme. Tek tre prej tyre është vërejtur ngadalësim i përkeqësimit të simptomave dhe përmirësim i funksionit të trurit pas stimulimit të vazhdueshëm me dritë, transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit theksojnë se rezultatet janë ende paraprake, por konsiderohen premtuese. Nëse efektet afatgjata konfirmohen, ekipi planifikon të kalojë në prova klinike më të mëdha për të testuar sigurinë dhe efektivitetin e metodës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëta janë kandidatët e OMK-së që morën më së shumti vota
Artikulli i rradhës Ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe stimulimi mendor ndihmojnë të moshuarit të ruajnë kujtesën

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.