Oda e Stomatologëve të Kosovës (OSK) dhe Oda e Stomatologëve të Stambollit kanë konfirmuar thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus në zhvillimin e projekteve të përbashkëta shkencore, aktiviteteve profesionale dhe programeve edukative.
Kjo u bë e ditur gjatë një takimi virtual të zhvilluar mes kryetarit të OSK-së, Prof. Dr. Blerim Kamberi, dhe kryetarit të Odës së Stomatologëve të Stambollit, Prof. Dr. Olcay Şakar, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar nga OSK-ja.
Gjatë takimit, Kamberi falënderoi institucionin turk për mbështetjen e vazhdueshme ndaj OSK-së, veçanërisht për kontributin në Konferencën e 7-të Ndërkombëtare të Stomatologjisë, ku morën pjesë si ligjërues tre profesorë nga Turqia, transmeton Gazeta Shneta.
Palët diskutuan mundësitë për zgjerimin e partneritetit përmes organizimit të aktiviteteve të përbashkëta shkencore, shkëmbimit të përvojave profesionale dhe realizimit të projekteve kërkimore-shkencore.
Postimi i plotë nga OSK-ja:


