Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), ka publikuar rezultatet përfundimtare të konkursit për emërimin e drejtorëve në 12 klinika.
Sipas njoftimit zyrtar, procesi i përzgjedhjes së drejtorëve në 12 klinikat e QKUK-së është zhvilluar përmes vlerësimit të kandidatëve sipas kritereve të përcaktuara në konkurs, ndërsa rezultatet përfshijnë pikët e fituara nga secili kandidat, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas rezultateve të shpallura, kandidatët që kanë siguruar numrin më të lartë të pikëve dhe janë përzgjedhur në pozitat drejtuese janë si më poshtë:
Bajram Ademi – Drejtor i Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim (76.4 pikë);
Shpëtim Thaçi – Drejtor i Klinikës së Pulmologjisë (81.6 pikë);
Arsim Gashi – Drejtor i Institutit të Psikiatrisë Forenzike (82.2 pikë);
Nazmi Kolgeci – Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale (87.6 pikë);
Ismet Jusufi – Drejtor i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv (81.6 pikë);
Fakir Spahiu – Drejtor i Shërbimit Klinik të Mjekësisë Nukleare (85.8 pikë);
Merita Emini Sadiku – Drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë (90 pikë);
Afrim Tahiri – Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale (85.4 pikë);
Avni Kryeziu – Drejtor i Klinikës së Reumatologjisë (81.6 pikë);
Fatlinda Sadiku – Drejtoreshë e Instituteve Para-klinike (83.4 pikë);
Zef Ndrejaj – Drejtor i Klinikës së Obstetrikës dhe Gjinekologjisë (82.8 pikë);
Bardhe Selmanaj Bislimi – Drejtoreshë e Klinikës së Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike (83.2 pikë).
Sipas njoftimit të QKUK-së, kandidatët e pakënaqur me procesin e rekrutimit kanë të drejtë ankese në Komisionin e Ankesave të QKUK-së brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare. /Gazeta Shneta/


